SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

19-vjeçarja, u vra me dy plumba në kokë nga i dashuri shqiptar në Greqi

Personat në foton e siguruar nga mediat e huaja, janë Qamil Tarja dhe viktima Kristjana Brakaj.

Kristjana u vra sot në Greqi nga partneri i saj 23 vjeç me argumentin se ishte xheloz. Të dy ishin me origjinë shqiptare. I riu shqiptar pasi e qëlloi të renë me dy plumba në kokë, rrëfeu vetë krimin në polici. Ai pretendoi se ishte nën ndikimin e drogës dhe se ishte shumë xheloz për të.

Fqinjët e tij kanë rrëfyer për mediat greke se kishin dëgjuar zënka të shpeshta mes tyre dhe se vetëm një javë më parë, ishin përfshirë në një sherr të madh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi të dy ishin kthyer nga punët e tyre. Vajza punonte në një lokal nate në Kallithea ndërsa 25 vjeçari në një lokal në Troubë.

Siç ka rrëfyer vetë 25 vjeçari në polici, ai ka qenë xheloz dhe nën efektin e kokainës, ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Sapo ka kuptuar se çfarë ka bërë, ka lajmërëruar policinë dhe ka rrëfyer krimin.///

error:
%d bloggers like this: