SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Politika-Murrizi nuk permbahet: “Boll me këtë sjellje të pështirë mor vemje dhe fundërrina”

Deputeti Myslim Murrizi është drejtuar me tone mjaft të forta, kundër disa eksponentëve të Partisë Demokratike, të cilët i bën fajtor edhe për daljen në opozitë në vitin 2013.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka “shpërthyer” kundër PDR-së së Genc Pollos, dhe anëtarëve të saj, për të cilën thotë se pasi dolën kundër PD, në vitin 2000, 2001, 2003 dhe nuk moren vota as për kryeplak, u shkrinë me PD-në, dhe “bubërruan nëpër ministri në vitet 2005-2009”.

Nje pergjigje per ish drejtues te PDR qe prej 10 vitesh ( 1999-2009) nuk lane gje pa thene e pa bere kundra PD dhe DEMOKRATEVE,

Qe kaniduan ne vitin 2000,2001,2003 dhe nuk moren vota as per kryeplak.

Qe buberruan neper ministri ne vitet 2005-2009 dhe pastaj u “shkrin” si vaji ne lakra brenda PD per menderen e tyre.

Qe lehen ne vitin 2017 gjate fushates kundra PD dhe qe po i degjoj te lehin sot per listen e deputeteve te vitit 2017.

Pra kur nuk jane surrati i ketyre mostrave ne liste dhe ne parlament, listat jane te keqija.

Por kur surrati i tyre eshte ne liste dhe ne parlament, listat jane te shke…….yera.

Boll me kete sjellje te peshtire mor vemje dhe funderrina se me surratin tuaj ne drejtim, PD nuk vjen kurre ne pushtet.

Nga fytyrat tuaja te urryera e hajdute iku nga pushteti ne vitin 2013

Dhe prej surratit tuaj te njenjtet nuk vjen kurre ne pushtet.

Servilin ndaj kryetarit dhe lepirjen ndaj Lulit e beni siç keni bere ndaj kujdo qe keni patur mbi krye, por mos villni sepse ju hani mbeturina gjith kohen dhe e vjellura juaj qelb me dekada era M… siç jeni vete”-shkruan Murrizi./cna///

%d bloggers like this: