– Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi deklaroi sot se Gjirokastra është shndërruar në një atraksion turistik falë investimeve me mbështetjen e qeverisë.
“Investimet më parë ishin të paimagjinueshme sot janë realitet. Por është fakt se ka një njeri që vuri dorë në Gjirokastër dhe e shndërroi këtë në një destinacion turistik, ai është Edi Rama. Pa vizioni e tij dhe pa mbështetjen me investime domethënëse Gjirokastra do ishte ajo që e para disa vitesh. As ky teatër i rikonstruktuar nuk do ishte kështu pa vëmendjen e qeverisë”, tha ai në takimin me banorët në bashkinë e Gjirokastrës.
Golim tha se kemi bërë investime në infrastrukturë, në rrjetin e ujësjellësit, terrene sportive, ndriçim, etj.
“Investime publike në 2019 ishin 85 milionë lekë, në 2022 janë investuar 455 milionë lekë. Investimet në total 2019-2022 janë mbi 20 milionë euro të dedikuar për investime në qytet. Investimi i parë është rikonstruksioni i Teatrit “Zini Sako”, falë mbështetjes së qeverisë”, u shpreh kryebashkiaku.
Golemi shtoi se, në 2019 50% e qytetit merrte ujë 24 orë, sot në Gjirokastër falë investimit në ujësjellës furnizimi me ujë është 24 orë, po flasim për lagje të rrethinave. Pra banorët e qyteti 100% kanë ujë 24 orë. Në njësitë administrative kemi gjetur një situatë jo të mirë. Kemi bërë ndërhyrje por brenda vitit përfundojmë Lazaratin dhe do ndërhyhet në të gjithë njësit.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës