SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

20 VJET RADIO “SARANDA” .//96.1 FM/ www.sarandaradio.com

01.03.2000–01.03.2020

Shënim i DITES

 

 Sot mbushen 20 vjet nga krijimi i Radios “Saranda

/01/03/2000/ Si sot, 20 vite me pare, me 1 mars te vitit 2000 , nisi transmetimet e saj te perditshme Radio “Saranda”, e para media elektronike private ne rajonin jugperendimor te Shqiperise.

Qysh ne fillimet e punes se saj Radio “Saranda”kishte te percaktuar qarte profilin e saj si media e pavarur me karakter: informues, kulturor dhe argetues per rajonin .

Aktualisht, valet e saj ndiqen ne hapesiren qe mbulon rajonetL Sarande, Delvine, Finiq, Bregdeti jonian si dhe hapesiren Konispol ,Minoritet e me tej,ne ishujt Joniane.  .

Radio “Saranda” eshte nje radio gjeneraliste  e cila transmeton aktualisht ne frekuencen 96, 1 FM dhe u drejtohet te gjitha grupmoshave te shoqerise duke ruajtur sloganin e saj professional:” RADIO PRIVATE ,ME FYTYRE PUBLIKE”,

Ky orientim  I saj professional, dhe i paanshem politikisht,e ka bere kete media me te degjueshme nga viti ne vit pasi degjuesit e saj mesojne ne menyre te paanshme te gjitha zhvillimet politike, ekonomike sociale, sportive etj qe ndoshin ne pellgun jugperendomor te Shqiperise me qender Saranden.

Ne frekuencen e 96, 1 FM kane gjetur veten edhe femijet me programin e tyre te perditshme dhe te rinjte per muziken argetuese dhe programet kulturore si dhe te rriturit e cdo orientimi politik.

Nga vitit 2003 radios Saranda transmeton 24 ore program te panderprere duke u bere e degjueshme ne nje rajon multietnik, dhe multikrahinor.

Disa nga programet me te frekeuntuara  pervec edicioneve te perditshme informative, kane qene ato me karakter social, politik, ekonomik e kulturor si :“Mengjes I ri ne Sarande”, ” Fokus”, “Radiografi”, “Libri për fëmijë”, “MUZA Poetike”, “ORA e Bashkise”, Mysafiri i mesnates”,”Monoriteti etnik grek sot”, “Radio Saranda sport”,” Intervista e Dites”,Vllehët/.arumunët ne Radio “Saranda”(ne gjuhen vllahe/arumune)-etj,.

Mbi bazen e seriozitetit profesional, Radio “Saranda” prej disa vitesh krijoi partneritet dhe eksperience me radio prestigjoze ne bote si BBC e DW, emisionet e te cilave transmetohen ne valet tona cdo dite.

Gjate viteve -2003-2005 Radio “Saranda” u perfshi ne rrjetin Ballkanik te radiove lokale si dhe ne rrjetin Kombetar te ketyre radiove duke ritransmetuar programe sociale dhe lajme te radiove homologe ne dite dhe orare te percaktuara .

Ne kete dite te krijimit e saj, stafi drejtues I radios Saranda u shpreh mirenjohen e pare degjuesve te saj nga kudo qe ndodhen, ndaj te cileve ne e ndjejme veten gjithmone te obliguar dhe te detyruar.

Radio “Saranda” ka synuar qe informacionet e saj te udhehiqen ne keto 20 vite te jetes se saj, po edhe ne te ardhmen, nga profesionalizmi, qe do te thote:

Lajme te paanshme, te balancuara, te verteta dhe mbi te gjitha, te dobishme per degjuesin.

Ne u shprehim Mirenjohjen tone te thelle te gjithe Bashkepunetoreve tane, gazetareve dhe drejtuesve te emisioneve , qe nga dita e pare e transmetimeve tona me 1 mars 2000 e deri sot.

Radio Saranda falenderon Ekspertet e fushave te ndryshme disa prej te cileve jane pjese e Bordit te Radios sone, sikurse falenderojme per bashkepunimin korrekt bashkitë: Sarandes, Finiq, Delvine, Konispol, Himare etj,.

Radio |”Saranda”edhe ne te ardhmen do t’u qendroje me korrektese dhe profesionalizem kerkesave qe shtrohen para saj si e vetmja media elektronike ne rajon.

Prej disa muajsh Radio  “Saranda” mund te ndiqet edhe ne internet: www.sarandaradio.com, duke mundesuar keshtu lehtesi degjimi kudo ,qytetarete  rajonit tone , emigrante ne Greqi dhe vend te tjera te botes per te pare nga nje drritare mbi zhvillimet ekonomike, politike e sociale te origjines e tyre.

Sepse, stafi I saj e di mire se vetem duke mos qendruar nen asnje obrelle politike , behesh i besueshem , i vertete dhe i dobishem .

/duke zbatuar devizen e saj te dites se pare:

RADIO PRIVATE ,ME FYTYRE PUBLIKE!

Me përulësi për dëgjuesit dhe bashkëpunëtoret e cdo   fushe;

Shkëlqim HAJNO/ Administrator/Gazetar/

 

 

 

error:
%d bloggers like this: