SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Drejtuesi i Njësisë Antikorrupsion pranë Ministrisë së Drejtësisë, Gjergj Prebibaj deklaroi sot se nga hetimi që kemi bërë në të gjithë vendin kemi hetuar se probleme ka në çdo Agjenci Shtetërore të Kadastrës.

I ftuar në një emision televiziv, Prebibaj vuri theksin te prioriteti i qeverisë në luftën kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsioni është një ndër sfidat më të mëdha të qeverisë shqiptarë është në fokus të veçantë të ministrisë së Drejtësisë dhe është pjesë e punës së përditshme të ministrit të Drejtësisë në rolin e koordinatorit kombëtarë në luftë kundër korrupsionit”, tha ai.Prebibaj tha se, institucioni që klasifikohet me numrin më të lartë të ankesave është Agjencia Shtetërore e Kadastrës bashkë me drejtoritë e saj.

“Nga hetimi që kemi bërë në të gjithë vendin kemi hetuar se probleme ka në çdo ASHK. Kemi probleme që në pamje të parë pjesa e vonesave duket proceduriale, por ndërkohë është një indikator i drejtpërdrejtë që çon në korrupsion. Një pjesë e praktikave trajtohen brenda ditës dhe një pjesë tjetër kërkon edhe muaj jashtë afatit. Për raste konkrete, nuk mund të komunikoj për dosje në hetim. Shumë shpejt do të ketë dalje publike nga ministri i drejtësisë për disa raste me kallëzime penale, masa administrative etj në disa institucione. Kryesisht janë të përqendruara tek ASHK por jo vetëm”, tha Prebibaj.

Prabibaj shpjegoi se situatë e ngjashme është edhe në drejtori të tjera.“Problemet me ASHK janë të shtrira në kohë. Çështja e përgjegjësisë menaxheriale është se nuk janë evidentuar dhe në këtë formë bëhet e vështirë koha se kur është grisur regjistri. Pra nuk kemi një procesverbal ose udhëzim apo urdhër nga drejtoria e përgjithshme për verifikimin e të gjithë regjistrave. Të paktën në një rast që do bëhet publik kemi konstatuar grisjen e regjistrit”, tha Prebibaj. Për paralajmërimin e kryeministrit Rama se njësia Antikorrupsion do të dorëzojë shumë shpejt kallëzime penale në SPAK për kryetarë bashkie, Prebibaj u shpreh se nuk mund të flasë me emra për shkak të sekretit hetimor. Ndër të tjera shtoi se, 21 raste të zyrtarëve që kanë kryer shkelje janë çuar në SPAK.

“Rrjeti i Koordinatorëve kundër Korrupsionit bashkëpunon me njësitë e pushtetit vendor, mbledh informacion, heton dhe verifikon raste. Ne kemi kërkuar informacione jo vetëm me veprimtarinë e bashkive por edhe institucioneve të tjera nga të gjitha bashkitë e vendit. Sa i përket deklaratave të kryeministrit, nuk mund të shprehem. Bashkëpunimi jonë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme është përcaktuar dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave. Kemi referuar në total 21 persona me kallëzime penale dhe në dijeninë tonë, të gjitha këto raste janë regjistruar. Për vijimin e mëtejshme të hetimeve nuk mund të shprehem”, tha tha Prebibaj.

Për aksesin te bluzat e bardha, kreu i Antikorrupsionit u shpreh se do të kenë koordinator pranë çdo spitali rajonal.

“Rrjeti Kombëtar i Koordinatorit kundër korrupsionit e shtrin funksionin e saj në 44 institucione në nivel qendror dhe në disa drejtori rajonale. Në total 78 institucione. Me autorizim ose indicie direkte mund të shtrihet dhe pranë institucioneve të tjera. Për bluzat e bardha, është parashikuar që do të kemi koordinator pranë çdo spitali rajonal”, përfundoi Prebibaj. ///

error:
%d bloggers like this: