/ 6 prill/2020/ Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra, rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.
Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli u shpreh se “në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID- 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive’
Sipas shifrave të bëra publike prej saj, në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë. -shkruan ATSH/ /R-SR/
ME SHUME LAJME
Berisha: Afera e Skavicës, korruptive
Rama, rubrikë të re bashkëbisedimi
Shqiptari u arrestua padrejtësisht nga policia britanike, Rama: Dëshpëruese, persekutorët të mbajnë përgjegjësi