SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

36 orët e fundit asnjë person i shtruar në Spitalin infektiv, Kalo: Masat u provuan të efektshme, të zbatohen me rigorozitet

/05/05/2020/ – Mjeku Tritan Kalo deklaroi sot se masat e ndërmarra që lidhen me distancimin fizik, higjienën dhe ushqimin e shëndetshëm duhet të vijojnë të zbatohen nga qytetarët pasi treguan se janë të efektshme, pasi në 36 orët e fundit nuk ka asnjë person të shtruar në Spitalin Infektiv  me COVID-19.

“Të thuash e kemi mposhtur një sëmundje që ka karakterin e një pandemie është një entuziazëm pak i tepruar. Por që jemi në udhë të mbarë dhe jemi duke u kujdesur që të mos kemi rishpërthime  mund ta them. Fatmirësisht kombinimi i vetë ndërgjegjësimit të njerëzve dhe disa masave të marra që për mendimin tim nuk kanë qenë të gabuara, kanë bërë që të jemi sot në këtë gjendje ku nga 803 individë të testuar si pozitiv me COVID-19 në mes të 9 mijë rasteve të kemi vetëm 229 raste aktive, të kemi 68% të tyre të shëruar, fatkeqësisht 31 humbje jete dhe në 36 orët e fundit të mos kemi asnjë të shtruar në Spitalin Infektiv. Sot kemi vetëm 8 raste të reja”, u shpreh mjeku.

Njerëzit, tha Kalo, duhet të vijojnë të zbatojnë masat e përcaktuara që janë distancimi fizik, higjiena personale, ushqimi i kujdesshëm, sepse nënvizoi ai, ishin masa që treguan se janë të efektshme

“Jemi në një situatë botërore ku nuk kemi një mjekim specifik antiviral ndaj COVID-19. Në horizont duket ende pak e largët dita kur do të kemi në eficiencë përdorimin e një vaksine që parandalon ose ndërpret vazhdimin e infeksionit”, tha Kalo.

Por, faktin se shqiptarët kanë një imunitet më të fortë se popujt e tjerë në botë, Tritan Kalo e shpjegon kështu:

“Klima, terreni, uji, dielli janë të favorshme për të mos zhvilluar raste shumë të mëdha në krahasim me pjesën veriore të kontinentit dhe vetë gadishullit Apenin në Itali. Jemi një popullatë relativisht më e re se këto zonat e botës, jemi një popullatë e mirëvaksionuar edhe ndaj infeksioneve të tjera, të një sistemi unitar që është në alarm për të kapur viruse të tjerë, e ka aftësinë ose gatishmërinë të luftojë COVID-19”, deklaroi Kalo.///

error:
%d bloggers like this: