Delvinë, Denaj takime me banorët e fshatrave Bajkaj, Stjar, dhe Vanë: Premtimet dhe diskutimet e bëra
Fundjava e Anila Denajt. ka qene intensive per nga takimet e zhvilluara me strukturat socialiste de qytetare ne hapesirën e jugperendimit të vendit. Nga Finiqi, ne Aliko , ne Delvinë e gjetke, deputetja aktive e PS Denaj nuk mungon te jape mesazhin e saj me devizen “Me nierëzit dhe për njerëzit”
Ajo ka bashkëbiseduar me banorët e këtyre fshatrave rreth problematikave që ata i shoqërojnë, duke iu premtuar zgjidhje për ccdo kërkesë të tyre.
“Me nierëzit dhe për njerëzit. Vëmendja jonë ndaj fshatrave Bajkaj dhe Stjar lidhet kryesisht me bujqësinë, e cila është burimi kryesor i të ardhurave familjare.
Me strukturat e partise dhe banoret diskutuam mbi zgjidhjet e problematikave që lidhen kryesisht me përmirësimin e sistemeve vaditëse, ndërhyrjet emergjente te bordi i kullimit për pastrimin e grykëderdhjeve të lumenjëve, si dhe ndalimin e erozionit për të zvogëluar dëmtimin e tokave.
Vlerësova si të rëndësishme edhe ndërhyrjet për përmirësimin e rrjetit elektrik për të siguruar ndarjet për çdo fshat dhe furnizimin më të mire”, shprehet Denaj.
Në vijim deputetja e zonës shton: “Kur të gjithë bëhemi bashkë ia dalim të tejkalojmë vështirësitë dhe pengesat me të cilat na përballë natyra. Ndaj ndalesa ime e radhës nuk kishte si mos të ishte në Vanë, kur vetëm pak kohë më parë nga rreshjet e dendura u dëmtua ura.
Përgjigjja e autoriteteve qendrore dhe lokale ishte e shpejtë dhe falë angazhimit u bë e mundur rikonstruksioni. Ndaj në takimin që pata me banorët e zonës shpreha falënderimin dhe u njoha me kërkesat për përfundimin e procedurave për pronësitë e banesave të tyre”, shprehet Anila Denaj. ///
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’