SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur te enjten se janë kryer 750 mijë vaksinime që prej fillimit të fushatës “Shqipëria buzëqesh”.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbërritën të dielën edhe 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, ndërsa të hënën mbërritën 14,040 vaksina Pfizer, pjesa e katërt e 145,000 dozave të financuara nga Bashkimi Europian.

Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave antikovid./ata///

%d bloggers like this: