SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

92 mijë dosje presin gjykimin, pesha e ‘malit të çështjeve’ sipas gjykatave në të gjithë Shqipërinë

Zbatimi i reformës në drejtësi, me bazë ndryshimet kushtetuese të korrikut 2016, ende nuk zgjidhur problemin kryesor që mundon shqiptarët në raport me drejtësinë; zvarritjen me vite të gjykimit të çështjeve, kryesisht për shkak të punës së ngarkuar të gjykatave, numrit të ulët të magjistratëve, keqmenaxhimit të sistemit, procedurave komplekse, por edhe për shkak të zvarritjeve të qëllimshme të gjyqtarëve për qëllime korruptive. Në të gjitha gjykatat shqiptare, për vitin 2020, numri i dosjeve të mbartura që presin të gjykohen është 92 602. Nga ky ‘mal’ me dosje, 50,9 % janë çështje civile, 31,2% çështje administrative dhe 17,9 % çështje penale themeli.

Për vitin 2019 numri i dosjeve të mbartura ishte 77 853. Numrin më të madh të dosjeve të mbartura e mbajnë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata Administrative e Apelit dhe Gjykata e Lartë, me 55 972 çështje. Pas Tiranës, gjykatat me stokun më të madh të dosjeve janë ato të Elbasanit, Shkodrës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit. Gjatë vitit 2019, numri i dosjeve stok ka ardhur duke u rritur me shpejtësi në gjykatat e shkallës së parë Kukës dhe Sarandë si dhe në gjykatat e apelit Vlorë dhe Durrës. Këto të dhëna reflektohen në një raport të Këshillit të Lartë Gjyqësor për volumin e punës së gjykatave dhe ‘malin e dosjeve’ të mbartura deri në fund të vitit 2019./gsh/

error:
%d bloggers like this: