Më 26 janar 1926 u shpik ‘’televizori’’. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thekson në një postim në rrjetet sociale se, 97 vjet më parë, John Logie Baird eksperimentoi me versionin e parë të “televizorit mekanik”.
Në ekranin që ishte shumë i vogël, u shfaq një kokë njeriu që lëvizte. Ishte koka e Daisy Elizabeth Gandy, bashkëpunëtores së John Logie Baird, shkencëtarit skocez që njihet si shpikësi i televizorit.

Kutia që solli për herë të parë figurat lëvizëse në shtëpitë e njerëzve, në versionin e saj të parë eksperimental ngjante më shumë me radion, vetëm se zëri shoqërohej me figurën, që qartësohej duke rrotulluar një buton për “skanim elektronik”.///
ME SHUME LAJME
Ujë nga “Syri i Kaltër” në Delvinë për ta dërguar në Pulia.(Itali)
Sarandë. Zhvillohet takimi i Taskforcës për turizmin në kryesimin e Prefaktit Mamaj
Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës