SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Fatmir TERZIU

Është si një kopësht me lule. Dhe kopështi vjen në sytë e tu me ngadalë. Me një lule…, mes luleve, me një qasje natyre në brendësinë e syve. Ajo është si një panoramë brenda tyre. Është si një moment estetik. Është si moti i mirë e i lig. Si vetë moti që s’do asnjë koment në një moment. Dhe mos e mbars në harresë! Atë duhet ta trajtosh gjithnjë me delikatesë. Jo thjesht, jo vetëm ndonjëherë! Ajo është një bosht në këtë kopsht!

Brenda këtij kopshti begatosh ka gjëra që duhet t’i kuptosh. Është mushti i mirësisë. Nuk është si të tjerët mes amullisë. Duhet të jesh i përgatitur për t’i bërë ballë stuhisë. E kupton? Duhet të dish të dëgjosh.

Duhet të dini dhe të mos flisni. Ju duhet ta ushqeni atë. Duhet dhe të jeni të fortë për të. Por kjo nuk është e tëra. Ndodh kështu, sepse ajo do të ketë nevojë jo vetëm për të dyja këto gjëra.

Dhe Zoti do të Ju bekojë. Duhet të dini kur ta lini të shkojë. Duhet ta dini dhe të doni dhe kur ta përqafoni. Ajo është një mister. Është misteri që krijoi vetë misterin.

E dini pse? Këtë asnjë burrë, nuk e ka kuptuar, dhe nuk do ta kuptojë kurrë. Është e thjeshtë, por e rreptë, është një enigmë me të vërtetë.

Ama me maturi, Ju mund t’i jepni asaj vetëm dashuri. Përkushtim! Përditë. Ndonjëherë kjo mbetet një sfidë. Një sfidë e bekueshme. Ndoshta mund të jetë e mjaftueshme. Një sfidë mund të jetë e kushtueshme. Mund të jetë e pariparueshme, sepse dashuria nuk riparohet. Nuk rikonstruktohet. Është vërtet delikate. Është si një një lule e bardhë me petale. Aty vrullin tënd kërkoje, zbërtheje dhe ndale.

Ndale dhe kujtohu! Ti nuk je thjesht i martuar. Kjo ndoshta vetëm u shkrua, për ty që e ke ditur, por që më duket se e ke harruar: Si të duash një grua? Është si një lule, dhe ti si të gjithë këtë ma thua edhe mua, por a di vërtet dikush se si ta dashurojë plotësisht një grua?(fjalaelire)///

error:
%d bloggers like this: