SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

–  Disa zogj, mund të fluturojnë pa u ulur ndonjëherë për disa muaj dhe mijëra kilometra. Dyshohej se ata flinin në fluturim, duke pushuar një hemisferë në një kohë si delfinët; por kjo sjellje ende nuk ishte vërejtur drejtpërdrejt, shkruan focus.it.

Tani një studim i botuar në Nature Communications tregon se jo vetëm zogjtë janë të aftë për gjumë johemisferik, por se ata mund të ruajnë aftësinë për t’u orientuar dhe fluturuar edhe në gjumin REM: një fazë e gjumit që përfshin humbjen e plotë të tonit të muskujve.

Niels Rattenborg i Institutit Max Planck për Ornitologjinë (Gjermani), me disa kolegë nga Universiteti i Cyrihut, ka zhvilluar një pajisje të aftë për të monitoruar aktivitetin elektrik të trurit të zogjve (me elektroencefalogram) gjatë fluturimit.

Ai e aplikoi atë tek një zog që folezon në Galapagos dhe kalon shumë ditë duke fluturuar mbi oqean në kërkim të ushqimit. Studimi evidentoi se ata përshkruajnë 3 000 km rrugë pa u ulur kurrë në tokë.

Gjatë ditës zogjtë qëndronin zgjuar. Por ndërsa dielli perëndonte, ndërsa qëndrimi i tyre i fluturimit i çonte në lartësi të mëdha zogjtë regjistronin seanca disa minutash gjumë me valë të ngadalta, ndonjëherë vetëm në një hemisferë, ndonjëherë në të dyja: dëshmi se, edhe me gjithë trurin në gjumë, ata ruanin kontrollin aerodinamik. /Berlin///

error:
%d bloggers like this: