TIRANË, 15 mars/ATSH-// “Nesër administrata është pushim, do të ishte sidoqoftë pushim meqë Dita e Verës ra të shtunën dhe kështu vetëburgosja vazhdon. Do të vazhdoj më tej edhe për të gjithë ata që nuk janë pjesë e shërbimeve dhe detyrave esenciale që do të vazhdojnë të rrinë në shtëpi”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë, ai theksoi se “të tjerët do të jenë në punë normalisht, siç do të jenë në punë edhe të gjitha kompanitë që garantojnë hallkat jetike të zinxhirit ekonomik të vendit”.
Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, Rama tha se po vazhdon të zbatoj masat duke mos dalë nga shtëpia.
“Unë po heq keq, por nuk kam ku shkoj, punoj online me ministrat, flas non stop me Ogertën, marr të dhënat dhe porositë e ekspertëve, lexoj çfarë shkruhet për epideminë nëpër botë, ndjek në televizor çfarë thonë dhe bëjnë kolegët nëpër Europë, luaj me Zahon që një më dy më thotë laj duart, hap dritaret”, tha Rama.
Ai shtoi po ashtu se shikon komentet, shqetësimet dhe pyetjet e qytetarëve lidhur me situatën.
“Kur më kap sikleti kujtoj sa e sa histori shumë më të rënda mbyllje dhe vetmie kanë kaluar njerëzit e kësaj bote në këtë histori të gjatë të njerëzimit, në lloj-lloj situatash, me muaj dhe vite dhe kanë mbijetuar, madje janë bërë më të mirë e më të fortë. Dhe i them vetes boll, nuk ke për të lëvizur, puna vazhdon”, tha ai.
ME SHUME LAJME
Kontrolle në Ksamil, bllokohet mjeti që lundronte jashtë zonës së caktuar
Sport & Promocion. Çukari,’Maratonomaku’ 56 vjeçar i Sarandës nisi maratonën e re drejt Frashëllinjve në Përmet.
Oltion Çaçi në ‘Opinion’: Aeroporti i Vlorës, “çelësi” kryesor për zhvillimin e turizmit në jug