SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Aksi rrugor Kardhiq-Delvinë.Nisi seanca gjyesore për ish-drejtoreshën e ARRSH Sonila Qato .Akuzohet për shpërdorim detyre.

-Ka nisur seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato. Në seancën e sotme gjyqësorë, trupi gjykues do të njihet me materialet e prokurorisë dhe pretendimet e mbrojtjes. Më pas të vendosë nëse do e kalojë çështjen për gjykim apo do ia rikthejë edhe njëherë prokurorisë për të plotësuar hetimet.

Sonila Qato dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Vetëm pak javë më parë 10 persona u morën nën hetim nga SPAK, mes tyre ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet. Të pandehur janë Sonila Qato, Elona Gogo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.

SPAK ka gjetur elementë të veprës penale ‘shpërdorim detyre’, ‘shkeljes së barazisë në tendera, “falsifikim i dokumentave” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë gati 60 mln euro.///

error:
%d bloggers like this: