SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Aksident në Gjirokastër. Plagosen tre persona, një në gjendje të rëndë

Rreth orës 15:20, te se dieles në aksin rrugor “Gjirokastër-Kordhocë”, janë përplasur automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin J. D., 66 vjeç, banues në Gjirokastër, automjeti tip furgon, me drejtues shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Korçë dhe automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. L., 37 vjeç, banues në Gjirokastër.

Për pasojë, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve tip “Nissan” dhe “Ford”, si dhe ka mbetur e dëmtuar (rëndë) pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Nissan”, shtetasja S. D., 60 vjeçe), të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.///

error:
%d bloggers like this: