SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Posidonia oceanica, algat tipike të Mesdheut, konfirmohen si lojtarë themelorë në lojën e kapjes dhe ruajtjes së karbonit: përveç atij të ruajtur në indet e tyre, ato grumbullojnë një sasi të madhe të tij edhe në formën e sheqernave të nxjerra nga rrënjët në përqendrime 80 herë më të mëdha se sa mendohej më parë.

Zbulimi vjen nga një studim i botuar në revistën ”Nature, Ecology & Evolution” dhe i koordinuar nga Instituti Gjerman ”Max Planck” për Mikrobiologjinë Detare në Bremen.

“Rezervat e tilla të bollshme të sheqerit janë befasuese. Kjo do të thotë se bima kontribuon në kapjen e karbonit gjatë gjithë jetës së saj”, theksojnë studiuesit, të udhëhequr nga Maggie Sogin, të cilët analizuan mostrat e ujit të marra në preri të ndryshme në Mesdhe, në Karaibe dhe në detin Baltik, duke gjetur përqendrime të larta të papritura të saharozës pranë rrënjëve.

Analiza e ADN-së së baktereve që jetojnë në sedimentet nën prerje tregoi gjithashtu se, megjithëse 80% e ADN-së së rikuperuar përmban gjene që degradojnë saharozën, ato janë gjene aktive në 64% të rasteve.

“Posidonia prodhon komponime që pengojnë aktivitetin mikrobik prandaj vetëm një pjesë e vogël e depozitave të sheqerit degradohet”, thekson studiuesi.

“Studimi konfirmon rëndësinë e këtyre bimëve, por nxjerr në pah edhe dëmet e shkaktuara nga aktivitetet njerëzore që i shqetësojnë: ato jo vetëm që ndikojnë në shumë shërbime të ekosistemit të ofruara nga posidonia, por edhe rrezikojnë t’i ekspozojnë ato ndaj erozionit, duke shkaktuar kështu çlirimin e karbonit. ///

error:
%d bloggers like this: