SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj kujtoi sot 9 nëntorin 1989 që shënoi rënien e murit të Berlinit. Alibeaj e konsideroi rënien e murit të Berlinit si zanafillën e rënies së regjimit komunist në Evropë.

“Ngjarje që shënoi një kapitull të rëndësishëm në luftën e ftohtë dhe në historinë e Evropës moderne. Kjo ditë do të mbahet mend si zanafilla e rënies  zinxhir e ndikimit të regjimit komunist në shumë vende të Europës. Kjo ngjarje i parapriu momentit historik të demokracisë dhe vlerave europiane të lirisë, drejtësisë dhe funksionimit të institucioneve të pavarura. Këto vlera mbeten dhe sot për ne, për shoqërinë shqiptare, për PD, udhërrëfyesi i vetëm i rrugëtimit tonë të përbashkët properëndimor”, shkruan Alibeaj në rrjetet sociale..

Më 9 nëntor Gjermania feston 33-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. As një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 ishte një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe Evropës.///

error:
%d bloggers like this: