SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

‘’Alibia’’e ftesës së Athinës… dhe Kryebashkiaku i Sarandës

Nga Pirro NAÇI    

  Dy tre ditë më parë në Athinë u organizua mbledhja  e kryetarëve të bashkive për të luftuar antisemitizmin. Është paragjykimi, urrejtja ose diskriminimi i judenjëve që kanë lidhje me trashëgiminë e tyre hebreje…

Një histori sa e vjetër po aq edhe e re…Një lëvizje e fuqishme… dhe me shumë forma… Morën pjesë kryebashkiakë nga e gjithë bota-SHBA, Amerika Latine, Europa, Afrika dhe Greqia..

Diku aty  edhe një përfaqësues nga Shqipëria…‘’Fati’’ i ra Kryebashkiakut të Sarandës… Çdo kush mund të ‘’habitet’’ dhe të bëjë pyetjen “ç’ne Saranda ?”…  

Përveç ‘’fatit’’, ka dhe diçka tjetër, ndoshta, edhe më të rëndësishme se ç’ka u tha në atë takim…

Një ‘’alibi’’ dhe një fakt që në mënyrë simbolike e veçojnë  përfaqësuesin nga Shqipëria. Ndoshta mund të ishte më i ‘’famshmi’’ në atë takim…Ndoshta mund të shpallej edhe  kryebashkiaku i antisemitizimit… me rrënjë të  shtrira larg në histori… qysh më 1668!… Edhe djali nga Saranda, m’u duk se donte të ‘’rrëmbente’’ të bukurën e kryeqytetit,  Athinanë…

Takimi,  më solli ndër mend  një histori  të panjohur…një histori që doja t’ua tregoja të gjithë kryebashkiakëve të botës…

Është një histori e shkruar qysh më 1668  dhe shtypur në Venedik.

     Historia e hebrejes Markadha dhe shqiptarit Dhimo, e ndodhur më 1667-të… Tema kryesore është dashuria e ndaluar e një të krishteri dhe një gruaje hebreje që jetuan dhe u njohën në Kostandinopojë.

I riu i pashëm Dhimo, ishte një shqiptar ortodoks nga Epiri që jetonte dhe punonte si bukëshitës në Fanarin e Kostandinopojës. E reja, e bukur Markadha, ishte e bija e  një tregtari hebre që ishte larguar për biznes jashtë vendit. Të rinjtë takohen, dashurohen dhe dëshirojnë të martohen, por e dinë problemin që paraqet dallimi fetar në realizimin e dëshirës së tyre.

Dhimua,  vendos ta rrembeje Markadhën dhe të martohet por ai e di, se hebrenjtë e bashkuar, do të përpiqen ta ndalojnë atë. Ndaj, kërkon ndihmën e bashkatdhetarit dhe  kushëririt, Gjinos, i cili sjell me vete 25 djem të besuar dhe me përvojë, arvanitadhë të gjithë, për të mbështetur Dhimon në rast se hebrenjtë krijojnë rrëmujë gjatë “vjedhjes “së Markadhës.

      Më në fund Dhimua  rremben Markadhën natën pa problem dhe dy të rinjtë nisen për në Vllahi. Atje vajza hebreje, pagëzohet dhe merr një emër të ri, Zafira… Qysh atë kohë ata u martuan dhe bënë një jetë të lumtur, duke mposhtur çdo paragjikim që  bota kishte plot në atë kohë…

Një mësim i bukur edhe për sot… Botimi i poemthit prej 772 vargjesh është rishtypur edhe më 1683, 1803, 1855, 1858 dhe ndoshta edhe në vite të tjera… E papritura e këndshme e saj është se autori, ushqen një simpati të dukshme për shqiptarët, e cila, në njëfarë mënyre, përcjell imazhin e përgjithshëm të tyre.

Nga ana tjetër, është evident qëndrimi refraktar, shoqëruar me nota fetare, ndaj çifutëve “të pafé”, sipas frymës antisemite të kohës. Po citojmë për ilustrim disa vargje.

           Në një lagje të Stambollit që i thonë Fanar,

           Jetonte një djalë fisnik, me të vërtetë bujar,

           Dhimo e kishte emrin, i njohur nga të gjithë,

           Të kamur dhe të varfër e kishin mik për shpirt.

           Vendlindjen e kish Epirë, nga fara qe shqiptar,

           Furxhi e kish zananë, mjeshtër duarartë…

     Vepra i ka shpëtuar vëmendjes së studiuesve shqiptarë…

Mbi të gjitha –siç shkruan njëri nga hulumtuesit e saj në gjuhën greke, Dhori Qirjazi, -ky rast tregon nevojën e një ‘’krehjeje’’ sistematike të prodhimit intelektual në gjuhën greke ,sidomos në shek.XIX, kur intensifikohen proceset e ‘’fermentimit’’ etnik dhe ‘’ozmosës’’gjuhësore-kulturore në Ballkan…

    Por vepra i ka shpëtuar edhe vëmendjes së të gjithë atyre që sot punojnë në luftë kundër antisemitizmit… Jam i bindur se po ta   mësojnë, takimin e radhës  bashkiakët  për 2023, mund ta bëjnë edhe në Sarandë…Ndoshta ata që ftuan bashkiakun e Sarandës në Athinë ‘’dinin’’ diçka më shumë…!/sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: