
Sot ne Aliko te Bashkisw Finiq u organizuan ceremonia përkujtimore për 22 vjetorin e renies se kater Martirëve të Demokracise.

Me kete rast, te Monumenti i 4 Martireve ne qender te fshatit, u vendosen kurora me lule dhe u mbajten ligjerata perkujtimore per aktin e 4 Martirëve te rene me 12 dhjetor 1990 ne token shqiptare, ne kufirin shqiptaro-grek, ne perpjekje per t’u larguar nga regjimi komunist i kohes.
Vnedosen kurora kryebaashkiaku i Finiqit dhe kryetar i partise MEGA, Kristo Kiço, prefekti i Qarkut Vlore, Flamur Mamaj, deputeti i Niko Kuri kryebashkaku i Dropull,Dhimitraq Toli, etj.

Nje kurore me lule vendosi te monumenti i Martireve te Demokracise edhe Konsulli i i Përgjithshëm i Konsullatës Greke në Gjirokastwr, Dimitrios Sacharidis e dhe deputeti i Thesprotise (Greqi) Jojakas,etj,.
Kryetari i Bashkisei Finiq, Kristo Kiço theksoi se: “Në historinë e pakicës kombëtare greke ka disa data që dominojnë si stacione rezistence dhe reagimi kundër skllavërimit, shtypjes, padrejtësisë. Njëri prej tyre ishte 12 dhjetori 1990, kur regjimi i lirive të privuara vrau në kufi katër fëmijë grekë të pafajshëm nga Aliko dhe Jerma, të cilët donin të linin varfërinë, mjerimin, mosrespektimin në vendin e tyre dhe te shkonin në atdheun amë. Më tej Kiço vuri në dukje se “Masakrimi I katër të rinjve ishte e mjaftueshme për t’u revoltuar e udhëhequr nga Aliko, të gjitha fshatrat e zonës gjatë të diktaturës më të egër të asaj periudhe..
Mesazhet e shumta te kesaj dite homazh bashkoheshin ne nje fokus ne kete pervjetose ne kete12 dhjetor, jemi këtu sot për të mbajtur gjallë shpresën dhe për të luftuar për ëndrrën e tyre, lirinë dhe lumturinë.
Kanë kaluar tridhjetë e dy vite nga vrasja ne kufij e te rnjve qe u shpallen Martire te Demokracise dhe emrat e tyre : Aidhon Raftis, Thymios Masios, Thanasis Kotsis dhe Vangelis Mitros perkujtohen me veneracion çdo 12 dhjetor.

Sipas burimeve te sarandanews.al, Monumenti i Alikos dhe grupi skulturor në bronz i katër martirëve, u realizua ne vitin 1998 me mbështetjen financiare të ish deputetit Ziso LLuci. Te katër të vrarët në kufi më 12 dhjetor 1990 u shpallën “Martirë të Demokracisë” në vitin 1996 me një dekret të ish presidentit Berisha.//sarandanews.al.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023