Një ditë më parë Komisioni i Ekonomisë i hapi dritën jeshile miratimit të aktit normativ të qeverisë, për faljen e gjobave për shkelësit e karantinës. Pra, brenda 15 majit qytetarët që u ndëshkuan do marrin mbrapsht, lekët makinën dhe patentën e bllokuar.
Në mbledhje Arben Ahmetaj theksoi se se nuk do të ketë më asnjë falje të gjobave apo kamatvonesave në pagimin e taksave nga bizneset. Edhe opozitarët e rinj votuan pro faljes së gjobave, por shfaqën disa vërejtje.
Deri më tani policia ka vendosur 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti, të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vite dhe bllokim të makinës. Jo të gjithë kanë shlyer detyrimin, por atyre që janë treguar korrekt dhe kanë bërë pagesën do t’u kthehen lekët mbrapsht.
ME SHUME LAJME
Sarandë. Shoqata “Labëria” përkujtoi Luftën e Lëkurësit
Sarandë. Të rinjtë e PS në mbështetje të kandidatit Oltion Çaçi
Sarandë. Ura e Gajdarit-Shijan. Punimet hyjnë në fazë të rëndësishme