SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Anila Denaj per Amnistine fiskale: Do të ketë kohëzgjatje 9 ose 12 muaj! Shumat që nuk japin burime të sakta kalojnë në sitë

Deputetja e PS Anila Denaj pohoi se po punojnë me ekspertë të huaj e vendas për të hartuar draftin për amnistinë fiskale. Gjatë një interviste për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Denaj u shpreh se amnistia fiskale do të zgjatë 9 ose 12 muaj.

‘Është një draft që po punohet nga ekspertë vendas dhe të huaj. Ky ligj bëhet për ti dhënë mundësi individit dhe bizneseve për pasuri që janë vendosur dhe janë vendosur me punë të ndershme, të kenë mundësi që ti deklarojnë. Mund të jetë për 9-12 muaj, nuk do të ketë një zgjatje. Kush punon me bizneset si kontabilitet e bankat e dinë shumë mirë që ekziston një diferencë e madhe mesa asaj që deklarohet në tatime dhe asaj në realitet. Kjo nuk bëhet vetëm për bizneset por edhe për individë. Janë aset të Shqipëri që nuk justifikohen me të ardhurat që janë vetëm titullarë.’- u shpreh Denaj.

Sipas ish-ministres shumat e konsiderueshme të parave që nuk japin burime të sakta të të ardhurave do të kalojnë në sitë nga administrata tatimore.

‘Instrumentet që ka shteti janë të tilla që gjurmohet shumë kollaj nëse ka mundësi reale që ti këtë vënë ato para. Nuk është një mënyrë shumë e thjeshtë, pos do u bëjë thirrej qytetarëve mos të bien pre e asnjë mashtrimi Ka individë që nuk i kanë çuar në bankë. Të jemi të qartë. Duke qenë se amnistia fiskale shoqërohet edhe me amnisti penale. Do vihen në sitë të gjithë ata që në shumë të konsiderueshme nuk japin burime të sakta dhe do jetë administrata tatimore që do ti kalojë në flitra.’- u shpreh Denaj.

Çfarë parashikon amnistia fiskale? Në projektligj thuhet se çdo qytetar shqiptar, rezidentë në Shqipëri, por edhe emigrantët do të mund të përfitojnë nga amnistia fiskale deri në shumën 2 milionë euro. Në draft sqarohet se subjektet e deklarimit nuk do të japin informacion mbi burimin e të ardhurave, nuk do të ndiqen penalisht dhe as nuk do të ketë një hetim tatimor. Megjithatë duhet theksuar që këto para të deklaruara në kuadër të këtij ligji nuk mund të transferohen jashtë shtetit për një periudhë të paktën 5 vjeçare nga momenti i depozitimit. Në rast të kundërtën, do u mbahet si penalitet në masën 30% të shumës së transferuar. Për këtë projektligj ka pasur një sërë pakënaqësish nga ndërkombëtarët, të cilët janë shprehur se kjo do të amnistonte paratë e mbërritura nga krimi.///

error:
%d bloggers like this: