SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale një video të Anxhit, një vajzë e cila përmes videove promovon vende të ndryshme turistike në Shqipëri.https:/

Rama shpreh admirim për të rinjtë që përmes rrjeteve sociale e çojnë bukurinë shqiptare në çdo ekran ajfoni e kompjuteri.Kryeministri Rama thekson se, çdokush që bën të tijën për promovimin e Shqipërisë ka një vend në këtë hapësirë, me shumë respekt.

“Bravo Anxhi, një nga vajzat që ngjit malet dhe promovon atdheun tonë përmes kompjuterit dhe ajfonit këtë herë ka vendosur të na tregojë Borshin përtej plazheve, duke shijuar bukuritë e fshatrave përreth si Piqerasi dhe Qafën e Frashërit. Çdokush që bën të tijën për promovimin e Shqipërisë ka një vend në këtë hapësirë, me shumë respekt”, thekson Rama.

Anxhi ka publikuar një video nga Manastiri i Krimanovës në Piqeras, ku thekson se “nga këtu mund të shijohet e gjithë pjesa e rivierës së Borshit. Ka edhe shumë sherbelë, kështu që ata që vizitojnë mund ta mbledhin për ta marrë me vete. U sugjeroj pushuesve që vijnë në Borsh në momentin që bëni plazh gjatë ditës, pasdite mund të vizitoni kalanë e Borshit, si dhe këtë manastir, pasi është një nga destinacionet që duhet vizituar si nga ana kulturore, por edhe për pamjen magjepsëse që ofrohet”.Më tej Anxhi këshillon të gjithë ata që dëshirojnë të ecin në mal në një itinerar jo shumë të vështirë, të vizitojnë Qafën e Frashërit.

“Ky është një nga ato shtigje që ka sinjalistikë alpine nga fillimi, deri tek manastiri e deri tek Qafa e Frashërit. Prej këtu ofrohet një pamje magjepsëse”, thekson Anxhi.//atsh///

error:
%d bloggers like this: