SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

BRUSSELS, BELGIUM - FEBRUARY 17: Prime Minister of Albania Edi Rama and European Commission President Ursula Von der Leyen (not seen) hold a press conference following the International Donors Conference in Brussels, Belgium on February 17, 2020. Dursun Aydemir / Anadolu Agency

ARENA. Rama: Nuk përdor charter komercial, asgjë të përbashkët me nongratat

Kryeministri Edi Rama reagoi pas akuzave të opozitës se përdor avion charter për të kryer udhëtimet e punës. “Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre”, tha kryeministri.

Ai u shpreh se bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë.

“Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë”, theksoi kryeministri. “Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie”, shtoi ai./ata///

error:
%d bloggers like this: