SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Odisea Çipës.

“Humbëm një njeri që i ka dhënë shumë futbollit, si futbollist, por edhe si trajner ndër vite. Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin e futbollit, veçanërisht atë të Sarandës”, shkruan Duka.“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve. Të prehesh në paqe Odisea! Do të na mungosh të gjithëve!”, përfundon Duka mesazhin e ngushëllimit.

Odisea Çipa, trajneri i ekipit të futbollit Butrinti, u nda nga jeta sot në moshën 58-vjeçare. Ditët e fundit ai kishte patur shqetësime shëndetësore.

Trajneri Odisea Çipa, i cili drejtonte ekipin e futbollit Butrinti këtë sezon, humbi jetën pas një arresti kardiak .Çipa ka qenë më parë lojtar i ekipit të Butrintit.///

error:
%d bloggers like this: