Strukturat e posaçme të Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, kanë arrestuan në flagrancë shtetasin Gert Shehu, 31 vjeç, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme.
Këto struktura në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, të DVP Tiranë, dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan 31-vjeçarin, banues në Tiranë, për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.
Policia informon se, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka goditur me grusht në fytyrë, deputetin Sali Berisha, duke i shkaktuar dëmtime fizike, gjatë kohës që ai po lëvizte me këmbë, në bulevardin “Zhan D’Ark”, në drejtim të vendit ku do të zhvillohej protesta e planifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës