SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestohet çifti shqiptar në Greqi, kapen me kokainë dhe 67 mijë euro

Sekuestrohen 2 kg kokainë dhe 1.5 kg marijuanë në Greqi. Katër shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek të moshave 26-54 vjeç janë arrestuar nga policia.

Operacioni është zhvilluar në Selanik. Mes të arrestuarve janë krerët e grupit, një çift shqiptarësh, burri 35 vjeç dhe gruaja 26 vjeçe.

Një pjesë e drogës u gjet e fshehur në një oxhak në banesën e tyre në Perama. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 67.000 euro, 2 pistoleta, 17 fishekë, 3 makina, 1 motor dhe shënime të ndryshme///

error:
%d bloggers like this: