SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arrestohet ne Vlorë abuzuesi seksual serial në Greqi .E ëma: Ai ka vdekur për mua

Ai do të dalë përpara drejtësisë greke për veprat e tij kriminale, çnjerëzore dhe frikacake”- ky ishte komenti që kishte ministri grek Takis Theodorikakos për arrestimin e Spartak Dyrmishit.

45-vjeçari është akuzuar si abuzues seksual serial në Greqi. Së fundmi, Dyrmishi abuzoi seksualisht me një të re në një stacion autobusi dhe dhunoi dy vajza të tjera. Menjëherë pas këtij akti, të rejat denconuan në policinë vendase, ndërsa 45-vjeçari u nis në arrati drejt vendlindjes, në Vlorë.

Mediat greke bënë me dije se pas hetimeve rezultoi se 45-vjeçari, duket se nuk është një person krejtësisht i panjohur për autoritetet e sigurisë së vendit fqinj dhe në të vërtetë nuk përjashtohet që nëse hetimi të rezultojë pozitiv. Si rezultat, atëherë i akuzuari për përdhunim mund të jetë i akuzuar për vepra të tjera në Shqipëri.

Laboratorët e mjekësisë ligjore janë përgjigjur pozitivisht, se ADN-ja që u është dërguar nga sendet personale të 45-vjeçarit është krejtësisht identike me ADN-në e lënë nga autori i sulmit.

Si gruaja viktimë e përdhunimit, ashtu edhe gruaja e arratisur në momentin e fundit e njohën pa rezerva në foton që iu tregua nga policia dhe në fakt ishte një foto që autoritetet e gjetën dhe e morën nga shtëpia e autorit. Autori kaloi kufirin greko-shqiptar nga stacioni kufitar i Kakavisë në orët e para të 27 tetorit, përpara se të identifikohej nga autoritetet greke .

Për tu arratisur nga vendngjarja, Dyrmishi u nis drejt Vlorës ku jetonte e ëma e tij ndërsa vetë ishte i divorcuar. Në gjendje shoku pasi mori vesh lajmin nëna e tij dhanjë deklaratë në polici.

“Unë them do marr policinë, po më tërheq kështu, po më bën këtu kështu… nuk e dua. Për mua ai ka vdekur. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70 vjeç. Unë them do të nxjerr një pension, që mori lekët. Ai pi cipuron, pi birra, policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë”.

“Jam 70 vjeç dhe nuk duroj të flas më për të. Nuk dua të bëj asnjë deklaratë përveç se e kam fshirë dhe as nuk dua ta shoh të vdekur”, tha nëna e përdhunuesit të Palaio Faliros.

E pyetur për sjelljen e djalit të saj dhe nëse ai e kishte sulmuar, nëna e tij 70-vjeçare tha se kjo nuk kishte ndodhur, por nuk pranoi të komentonte asgjë tjetër në lidhje me të.//jav/

error:
%d bloggers like this: