SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Arti dhe zejet, do të nisë në 200 shkolla

Ministrja për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi e vlerësoi Strategjinë Kombëtare të Rinisë, si dokumentin më të rëndësishëm ku parashikohen të gjitha politikat e nevojshme për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë shqiptarë.

Në një intervistë televizive, Muzhaqi tha se “deri pak kohë më parë kemi pasur plane veprimi për rininë dhe nuk kemi pasur një strategji të mirëfilltë për rininë. Duke qenë se rinia është një fushë ndërsektoriale dhe kërkon një bashkëpunim të vazhdueshëm midis gjithë institucioneve, ishte shumë e nevojshme pasja e një strategjie për rininë”.

Ministrja vuri në dukje se, strategjia ka tre qëllime kryesore specifike; fuqizimin e të rinjve dhe të rejave; fuqizimin e të rinjve në fushën e inovacionit dhe të teknologjisë dhe rritjen e mirëqenies fizike dhe sociale të tyre.

“Bashkë me strategjinë 7-vjeçare për të rinjtë, është miratuar edhe plani i veprimit. Buxheti total është 5.5 miliardë lekë, ndërsa kemi edhe një hapësirë buxhetore që do të mbushet nga donatorë”, bëri të ditur Muzhaqi, teksa vuri theksin në fokusin e programeve të ndryshme që zbaton qeveria, me qëllim që t’i bëj të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri.

Ajo solli në vëmendje programin e kodimit për të rinjtë, që i bën ata të kenë paga të denja në Shqipëri.

“Të gjitha programet që janë parashikuar, në mbështetje të rinisë, por edhe ato që kanë filluar janë të shpërndara gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë. Prioritet është përfshirja e grupeve të margjinalizuara. Të gjitha programet kanë elementë shtesë që u ofrojnë më shumë mundësi të rinjve. Gjithashtu të marrin pjesë në shumë aktivitete falas. Kemi filluar një rrugëtim në gjithë Shqipërinë dhe pjesa kryesore është edhe takimi me të rinjtë. Të rinjtë janë prioritet i qeverisë shqiptare. Objektivi është realizimi i strategjisë. Detyra ime kryesore është bashkërendimi me ministritë e linjës”, u shpreh Muzhaqi.///

error:
%d bloggers like this: