SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi mbrëmjen e djeshme se në rreth 200 persona të cilët janë shpallu “non grata” nga DASH asnjë vendim ndaj tyre nuk është kthyer. Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotme i është përgjigjur deklaratave të ambasadores. Ai i quan fushatë elektorale kundër tij në prag të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD. Më tej i bën thirrje SHBA që mos lejojë përfaqësuesen e tij mos ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike.

“Fushatë elektorale kundër Sali Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD. Kaq  është komenti im. Uën i bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden të mos lejojë përfaqësuesen e qeverisë së tij të ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike.  Veçanërisht përpjekjet e paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare të partisë konservatore shqiptare”, tha Beirsha.

Më 22 maj, PD do të zgjedhë kreun e ri të PD-së. Përballë Sali Berishës garon Ibsen Elezi.///

error:
%d bloggers like this: