SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Atleti veteran i Sarandës Alush Çukari. ne Maratonen ‘Tirana 2022’, eventi më i madh sportiv i kryeqytetit .

Atleti veteran i Sarandës Alush Çukari. merr pjese sot ne Maratonen ‘Tirana 2022’, eventi më i madh sportiv i kryeqytetit në garën 21 km pa grup moshe.

Maratona e Tiranës 2022, eventi më i madh sportiv në qytet, këtë vit vjen me edicionin e saj të 6-të, ku pjesëmarrësit do të vrapojnë për paqe. Maratona është jo vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi shumë e mirë financiare për garuesit që do të arrijnë të ngjiten në podium. Gara është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe. Më poshtë keni të renditura çmimet për tre vendet e para për secilën kategori. Në Maratonën e Tiranës merr pjesë edhe maratonisti i Sarandës Alush Çukari.

Në këtë ndërmarrje atleti Alush Çukari mbështetet nga Bashkia Sarandë, Klubi i Sportit “Butrinti” dhe Intermedica Sarandë.

Çukari, i konsideruar tashme si “Maratonomaku i Sarandes”, i vleresuar pak dite me pare edhe nga Bashkia , ka gjetur nje menyre origjinile dhe aktive te ushtrimit te atletizmit ne distanca te medha qe lidhin qytetet shqiptare, duke sfiduar moshen dhe duke promovuar qytetin e lindjes, Saranden turistike/./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: