SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Babai i 29-vjeçares angleze qe u mbyt në Sarandë: Nuk do largohem nga Shqipëria deri sa të marr përgjigje

Një baba zemërthyer po planifikon të udhëtojë drejt Shqipërisë, për të kërkuar drejtësi për vajzën e tij e cila u mbyt tragjikisht gjatë një incidenti nënujor në Sarandë. 29-vjeçarja Rebecca Gannon, nga Stone në Staffordshire, humbi jetën në shtator të këtij viti pasi u gjend në vëshirësi gjatë një ekspedite zhytjeje me të dashurin e saj në Sarandë.

Babai i saj, George, tha se vdekja e saj ka shkatërruar familjen. Rebeka, e njohur si Beccie, me sa duket kishte vënë re se diçka nuk ishte në rregull me pajisjet e saj të zhytjes dhe kërkoi që të ndërroheshin përpara se të zhytej nën ujë, raportojnë mediat britanike. 61-vjeçari George, tha se ai e kuptoi se vajza e tij ishte në panik dhe po kërkonte ndihmë pas pesë minutash në ujë.

“Unë do të shkoj në Shqipëri që vajza ime të prehet në paqe dhe do të qëndroj atje derisa ta gjej sesi u vra ajo. Nuk kemi marrë ende drejtësi dhe nuk do kthehem derisa të jem në gjendje t’i them gruas dhe fëmijëve që kam gjetur drejtësinë. Nuk do të largohem derisa të marr përgjigje”, tha ai.

Sapo të mbërrijë në Shqipëri, George planifikon të mbledhë informacion sa më shumë të mundet dhe më pas ta dërgojë çështjen në gjykatë.///

error:
%d bloggers like this: