Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se edhe nëse Gjykata e Apelit i jep të drejtë Sali Berishës, ai nuk e sheh si të ardhmen e PD-së, e aq më tepër të Shqipërisë.
Gjatë një interviste televizive, Bardhi tha se është e paimagjinueshme që kjo parti të rikthehet 32 vite më parë.
“Unë nuk mund të dal në 2025-ën duke thënë se kandidati ynë për kryeministër është Sali Berisha. Unë nuk e bëj dot, edhe nëse gjykata i jep të drejtë, prapë nuk do e bëja, se unë nuk e besoj as vetë. Nuk përfshihem në asnjë iniciativë për asnjë parti tjetër. Ka qenë kjo parti që më dha mandatin e përfaqësuesit e partisë, nuk do përfshihem kurrë në asnjë iniciativë për krijim partie, Berisha nuk është e ardhmja e PD-së dhe as e Shqipërisë dhe prandaj nuk mundem t’i them që do duhet ta votosh atë. Kjo do ishte e paimagjinueshme. E paimagjinueshme që kjo parti të rikthehet 32 vite më parë, nëse nuk prodhon një lider të ri apo alternativë të re, por mbetet peng i një individi, atëherë ka një problem të madh”, tha Bardhi.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës