SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

BASHA: JEMI TË GJITHË NË NJË VARKË, QEVERIA TË MOS VONOJË ZBATIMIN E PROPOZIMEVE TONA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një interviste televizive, ka theksuar se sa i takon emergjencës së koronavirusit të ri, jemi të gjithë në një varkë.

Basha ka kërkuar nga qeveria të mos vonojë zbatimin e propozimeve të Partisë Demokratike.

“Propozimi ynë është i plotë dhe i kalkuluar. Dua t’i përsëris thirrjen kryeministrit që, pa humbur kohë, të adoptojë masat e propozuara, të cilat nuk janë shpikje të Partisë Demokratike, por janë të bazuara në përvojat e vendeve të tjera, sigurisht brenda mundësive të Shqipërisë. Ne jemi të vetëdijshëm për mundësitë e Shqipërisë, por jemi , po kështu, të vetëdijshëm se në këtë kohë sakrifica nuk mund t’u kërkohet vetëm qytetarëve të thjeshtë”,- tha Basha.

“Kemi një planifikim prej 120 milion euro për 10 oligarkë dhe për 12 koncensione. Këto para duhet të zhvendosen menjëherë nga këto kontrata dhe t’u vendosen qytetarëve në ato tre prioritete që janë; personeli shëndetësor, shëndetësia në përgjithësi. Janë kitet testuese dhe përgatitja për të trajtuar të infektuarit më spitale”,- vijoi ai.

“Së dyti paketa sociale, njerëzit në nevojë, familjet në nevojë, të moshuarit, ata që janë të papunë. Ato mijëra familje që janë ende në çadra dhe janë të harruar. 50 përqind e popullsisë është në kushte të vështira. Një në dhjetë shqiptarë ushqehet vetëm një herë në ditë. Duhet menjëherë të merren masa për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve. Dhe së treti çeshtja e ekonomisë”,- shtoi Basha.

“Padiskutim edhe në Shqipëri, si kudo tjetër, kjo do të ketë pasoja ekonomike. Duhet t’i dilet para, nuk duhet të reagojmë pas. Duhet t’i dilet para me masa të cilat ndihmojnë ekonominë, japin besim besim për operatorët ekonomikë. Para disa ditësh Banka e Shqipërisë adoptoi një prej masave duke bërë shtyrjen e kësteve të kredive për ato biznese që janë goditur nga epidemia dhe unë e përshëndeta këtë vendim të BSH dhe kam besim se bankat e nivelit të dytë do të veprojnë me vetëdije, sepse në fund të fundit këtu askush nuk mund të rrijë në një degë të veçantë. Të gjithë jemi bashkë në këtë varkë dhe të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që të dalim shëndosh e mirë.”,- përfundoi Kreu i Demokratëve.///R-SR//

error:
%d bloggers like this: