SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Basha: Mirënjohje mjekëve shqiptarë anembanë Europës që kontribuojnë në luftë kundër COVID-19.

/19/04/2020/  Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përshëndetur sot Federatën e Mjekëve shqiptarë në Europë duke e konsideruar si burim të ekspertizës që do ngrenë në këmbë sistemin shëndetësor.

Basha nëpërmjet një video, shpreh mirënjohje që kontribuojnë në luftë kundër pandemisë COVID-19.

“Mirënjohje mjekëve shqiptarë anembanë Europës për këtë iniciativë humane për të dhënë ndihmën e tyre, edhe pse punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë”, shprehet ai.

Basha deklaron se kjo Federatë do të jetë nesër burim i ekspertizës shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor.

“Urimet më të përzemërta dhe suksese Federatës së sapoformuar të mjekëve shqiptarë në Europë. Nesër ajo do të jetë burim i ekspertizës shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor”, shprehet ai/SR-SR///

error:
%d bloggers like this: