Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se fundi se mbi 50 përqind e popullsisë ka kushte jashtëzakonisht të vështira edhe pa u përballur me këtë epidemi dhe impenjimet dhe kufizimet e tjera që ajo mbivendos mbi gjendjen aktuale ekonomike dhe sociale.
“Kështu që e them nga zemra që shqiptarët po bëjnë një sakrificë të madhe. Në veçanti një sakrificë të madhe po bëjnë më shumë se gjysma e popullsisë që ndodhet në kushte shumë të vështira ekonomike. Prandaj, thirrja ime është që të sakrifikojmë të gjithë. Nuk mund t’i kërkohet sakrifica vetëm qytetarëve, në veçanti atyre në nevojë, pa patur një plan mbështetës e në veçanti për ata në nevojë”, u shpreh ai për një studio televizive.//R-SR///
ME SHUME LAJME
Memorie: Takimi i Kadaresë me Ramiz Alinë dhe kërkesat për demokratizimin e vendit
Memori: 6 vjet pa Dritëro Agollin, mjeshtrin e penës shqipe
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin