SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Begaj: Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, brengë në ndërgjegjen tonë kombëtare

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në aktivitetin përkujtimor të martirëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, organizuar nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj theksoi se pjesëmarrja në ngjarje të tilla përkujtimore, mbart në mënyrë të pashmangshme peshën e madhe të përgjegjësisë historike për ta parë të kaluarën në sy. “Ditë si këto, shërbejnë si mundësi për t’i thënë të vërtetat e historisë veçanërisht, brezit të ri, që është këtu prezent”, u shpreh ai.

Ai i konsideroi poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, dëshmorë të fjalës dhe mendimit të lirë.

“Vilson Blloshmi e Genc Leka ishin dy të rinj që kishin ëndërr poezinë dhe mësuesinë. Por tragjizmi i fatit të tyre, bëri që ata të na mësojnë më shumë pas vdekjes. Që të dy lindën në mars dhe ky ishte një tjetër përkim i trishtueshëm për fatin e dy mësuesve martirë. Në mars, shqiptarët nderojnë figurën e mësuesit dhe përmes tyre, shprehin dashurinë për shkollën dhe edukimin. Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës ua ndërprenë ëndrrën për të edukuar brezat e rinj. Me ekzekutimin e tyre në moshën 29 dhe 36 vjeç, u shuan dhe dy poetë antikonformistë. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka janë dëshmorë të fjalës dhe mendimit të lirë. Poeti Vilson Blloshmi e kishte parandjerë se “Saharaja s’sheh ëndërra, s’sheh as drurë, s’di të ëndërrojë, s’ka këngë, s’ka as lotë…”. Këto vargje të pabotuara të tij, fatkeqësisht, i mjaftuan regjimit për t’i ndërprerë në mes, ëndrrën më të bukur: atë të jetës”, tha Presidenti Begaj.

Begaj theksoi se aktivitete të tilla kontribuojnë në ndërgjegjësimin e të rinjve për të shkuarën komuniste të Shqipërisë.

“Më lejoni të vlerësoj këtë nismë për të nderuar figurat e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës, që janë ende një nga brengat në ndërgjegjen tonë kombëtare. Fatkeqësisht, historia nuk mund të ç’bëhet, por ne kemi detyrimin qytetar të nxjerrim prej saj mësimet e duhura. Ndryshe ajo mund të na ndëshkojë duke u përsëritur. Veprimtari si kjo, apo dhe iniciativa të tjera si ajo e konkursit “Pyet gjyshërit”, kontribuojnë për ndërgjegjësimin e të rinjve për të shkuarën komuniste të Shqipërisë. Të rinjtë tanë, veçanërisht ata që kanë lindur në periudhën e demokracisë, duhet të mësojnë për këtë pjesë të hidhur të historisë sonë, ku mijëra u vranë, u torturuan, u burgosën, u internuan dhe u persekutuan vetëm se mendonin ndryshe nga regjimi. Sepse ata besonin tek të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Të rinjtë tanë sot duhet ta mësojnë se regjimi i mori jetën dy mësuesve poetë në lulen e rinisë, por edhe shumë shqiptarëve të tjerë me akuza absurde dhe të sajuara të agjitacionit, propagandës dhe sabotimit. Këto terma mund t’ju tingëllojnë joreale dhe të pakuptueshme të rinjve të sotëm, prandaj është e nevojshme që t’u shpjegohet atyre çfarë ka ndodhur në këtë vend dhe që e shkuara të mos lihet kurrë në harresë. Kanë kaluar 46 vjet që nga ndërprerja tragjike e jetëve të dy mësuesve poetë. Ata sot, me shumë të drejtë, konsiderohen zyrtarisht martirë dhe janë dekoruar pas vdekjes. Ato konsiderohen të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik. Por, që këto të drejta të mos cenohen kurrë, shoqëria duhet të ndahet një herë e mirë nga e kaluara. Shqiptarët duhet të mësojnë dhe të reflektojnë më shumë për këtë periudhë, e cila ende edhe sot, fatkeqësisht i ndan shqiptarët në “ata” dhe “ne””, tha Begaj.

Gjatë aktivitetit përkujtimor të martirëve Vilson Blloshmi dhe Genc///

error:
%d bloggers like this: