Presidenti Bajram Begaj do të zhvillo një vizitë në jug në Delvinë, Finiq dhe Sarandë, në datat 21-22 dhjetor. Kreu i Shtetit do të takohet me përfaqësuesit e pushtetit vendor, komunitetin e biznesit dhe turizmit.
Presidenti Begaj do të takohet në Delvinë me kryetaren e bashkisë, Majlinda Qilimi për t’u njohur nga afër me sfidat me të cilat përballet komuniteti në këtë zonë si dhe do të takohet me përfaqësues të sipërmarrjeve të vogla e do të vizitojë Muzeun e Historisë.
Presidenti Begaj do të vizitojë edhe Finiqin, ku do të takohet me kryetarin e bashkisë, Kristo Kiço, me përfaqësues e intelektualë të minoritetit grek, si dhe do të vizitojë edhe Parkun Arkeologjik të Finiqit.
Në Sarandë, Presidenti Begaj takohet me kryetarin e bashkisë, Adrian Gurma si dhe do të vizitojë repartin pediatrik të spitalit “Petro Nako” ku do të takohet e do të bisedojë me stafin e mjekëve.
Presidenti dhe Zonja e Parë do të vizitojnë edhe shkollën e mesme “Hasan Tahsini”.
Një vizitë do të zhvillohet edhe në Parkun Kombëtar të Butrintit, për të parë bukuritë natyrore të këtij parku – pasuri e mbrojtur e UNESCO-s – që tërheq turistë nga e gjithë bota.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023