SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Bejko ironi me Berishën: Siç Luizi tall tr*pin me dynjanë në Big Brother, Koloneli tallet me mbështetësit e vet

Nga Roland BEJKO

Kolonelit prej kohësh nuk ka kush t’i shkruaj!

Por, për fat, sot, befas, atij i kanë ardhur dy mesazhe. Njëri nga Big Brother, nga Luizi, që paska ngritur një dolli për të, dhe mesazhi tjetër nga përtej oqeanit, nga SHBA ku Evi Kokalari, e cila, që nga sot e konsideron atë kundërshtar të saj. Mesazhi i Luizit, me të drejtë e ka ekzaltuar Kolonelin. I gjendur i izoluar nga Perëndimi, ku edhe pse u qëllua në një miting të foltores të vet, askush nga liderët politikë të partive simotra evropiane, por edhe të Kosovës, nuk i çuan asnjë mesazh keqardhjeje. Ndërsa sot, një dolli nga Big Brother, e ekzalton si të kish fituar zgjedhjet.

Mesazhi i Luizit, e ka çuar në qiellin e shtatë Kolonelin. Normal. Ai te Luizi gjen veten. Ashtu siç Luizi tall tr*pin me dynjanë në “Big Brother-in” e mbyllur, Koloneli bën të njëjtën gjë me mbështetësit e vet në këtë “Big Brother-in” e hapur. E kush më mirë se Ai mund ta mirëkuptojë lojën e Luisit?! Për Kolonelin, nuk ka rëndësi nga i vjen mesazhi, rëndësi ka që për disa orë do të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, mediave dhe rrjeteve sociale si Ai, edhe mesazhdërguesi.

Tek e fundit, të dy kanë nevojë për audiencë. Apo jo?! Dhe me këtë rast loja midis Luizit dhe Kolonelit të Big Brother të mbyllur dhe atij të hapur, del Win-Win. ( fito-fito) Fitojnë audiencën pra, të atyre që rojnë duke ngrënë tre vakte në ditë big brother dhe telenovela. Për mesazhin e dytë, atë të Evit, jam i bindur, me aq sa e njoh, që as ia ndien fare, po faare! Nga Evi e mori atë që donte kur ishte… lere mos e pyet… Tani që i janë shtuar mjaftueshëm ce Evër të tjerë, never (kurrë) nuk ia ndien më për Evër!

Evi po u thot sot shqiptarëve se Berisha po e çon PD-në në humnerë. Po thot sot, as më shumë e as më pak, por atë që ne kemi gati një vit që po e themi përditë që nga koha kur Koloneli vendosi të fillonte foltoren dhe me atë rast problemin e tij personal, e kthehu në çështje politike për gjithë shqiptarët duke e marrë peng të ardhmen e tyre.

E, ndërsa ne mbanim këtë qëndrim kundër tij, zonja e nderuar nuk linte televizion e media sociale pa sharë dhe hedhur baltë me një stil agresiv e fjalor të rëndë, shpesh herë dhe pa etikën delikate të komunikimit publik, mbi këdo që artikulonte me logjikë faktin se rikthimi i Kolonelit në krye të PD, do na çonte në humnerë.
Si perëndimore që është, Evi sot duhet t’u kërkojë ndjesë të gjithë atyre që i ka fyer pse mbanin në ato kohë qëndrimin që ajo mban sot ndaj Berishës. Gjithsesi, Welkome te fjala jonë, Evi!

PS: Pa merak se aty, në këtë përfundim do vijnë të gjithë pasi të humbasin dy tre palë zgjedhje nën udhëheqjen e Kolonelit.

error:
%d bloggers like this: