SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme nga foltorja e Kuvendit se protesta e 12 nëntorit është gjyqi i madh që shqiptarët do të bëjnë. Në fjalën e tij, Berisha tha se “kemi të bëjmë me një grup njerëzish, të cilëve vjedhja e pasurive publike të shqiptarëve ua ka verbuar sytë, ua ka mbyll veshët, nuk dëgjojnë asgjë”.

“12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do t’ju bëjnë ju. Boll u tallët me shqiptarët, boll i shkelmuat ata duke i vjedhur, boll i përzutë ata nga vatrat e tyre. Mjaft është mjaft. 12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Po, po. Mblidh të gjithë Gentian Sharrat e veten tënde, vrimë miu nuk do të gjesh atë ditë, ja këtu po ta them. Vrimë miu nuk do të gjesh. Dil po deshe në ta mbajttë. Edhe ne do të të gjejmë ty, edhe zyrën do të tregojmë. Nuk ka parlament si ky, nuk ka. Ke këtu një grup superhajnash dhe një turmë që u bën tualet këtyre. Si mund të rrini ju me këta? Apo rrini që të përfitoni dhe ju”, tha ai.

Ai tha se 12 nëntori është dita për t’u bashkuar.

“Ne vërtetë kemi përgatitur një projektreformë me 97 bashki, por ne kemi thënë që në fillim, që këta nuk kanë reformë. Këta dinë dhe mendojnë vetëm si të mbajnë karrigen e tyre, derisa t’ua përmbysim karrigen, t’i përmbysim me të gjitha”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha tha se Shqipëria është narkodiktaturë që bazohet në krim e drogë.

“Sot kjo pseudomazhorancë ka rrokullisur Shqipërinë në vendin me indeksin e shtetit ligjor, 4 shkallë nën Vietnamin socialist. Vietnami apo Republika Socialiste e Vietnamit është një shtet në kushtetutën e të cilit sanksionohet Partia Komuniste e vendit. Është një shtet që ka adoptuar modelin e tregut të Ten Hsiao Pinit. Pra një shtet që pranon për interesat e saj ekonominë e tregut. Republika e Shqipërisë është një diktaturë e cila, grupi drejtues pavarësisht me lidhjet e tij me të shkuarën, nuk mund të them se bazohet në ideologjinë marksiste-leniniste, por është një narkodiktaturë që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve”, tha Berisha.///

error:
%d bloggers like this: