SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi sot grupin parlamentar të PD-së përpara zhvillimit të protestës së opozitës para Kuvendit.Në takim, Berisha vuri theksin tek përjashtimi i deputetëve të opozitës nga seancat plenare në Kuvend.

“Deputetët e opozitës në parlament janë trajtuar në mënyrën më antikushtetuese. Të drejtat e tyre janë dhunuar, janë pjesëtuar si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e parlamentit. Për të drejtën e fjalës deputetët janë përjashtuar nga parlamenti, të tjerë në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull shpallen të përjashtuar nga grupi me urdhër të Edi Ramës. Por deputetët e opozitës nuk përfaqësojnë vetëm veten e tyre, por 750 mijë votues të cilët në zgjedhjet e fundit votuan për forcat opozitare. Të injorosh në këtë mënyrë 750 mijë votues, të sillesh me këtë brutalitet, dhe këtë armiqësi të egër ndaj tyre nuk bën gjë tjetër veç se kërkon konfliktin e hapur. Në këto kushte ne nisëm revolucionin tonë, për ta vazhduar atë në të katër anët e vendit gjer në triumfin e tij. Nuk ka dyshim që parlamenti është një epiqendër jashtëzakonisht e rëndësishme”, theksoi ai.

Po ashtu, Berisha foli edhe për protestën e opozitës thirrur sot para Kuvendit.

“Ne në parlament do të bëjmë një betejë të fortë. Nuk mund të ecet siç është ecur. Ligjet tona nuk lexohen në parlament. Nuk po them që nuk miratohen, por leximi, shqyrtimi është detyrim kushtetues, është detyrim i yni para atyre që na kanë besuar, që presin të jemi zëri i tyre në parlament. Por ne nuk mund të jemi. Një njeri, kryetarja e parlamentit vendos gjithçka në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin. Sot është thirrur një protestë tek parlamenti, zëri ynë do të jetë brenda parlamentit, jashtë parlamentit. Nuk kemi asnjë qëllim përveç se një thirrje për çdo qytetar shqiptar, një apel, kushtrim se në këtë parlament sot nuk respektohet asnjë e drejtë e opozitës. Se ky parlament bën gjithçka që opozita ta bojkotojë atë, por opozita nuk e bojkoton parlamentin, do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe atyre që e kanë votuar”, tha ai.///

error:
%d bloggers like this: