Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç.
Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha e konsideroi investimin në Portin e Durrësit, si mega-aferën më e madhe sot në Europë. “Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 përqind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre”, tha Berisha.
“Afera e djegësve me 420 milionë euro nuk është as një e dhjeta e aferës shumëmiliardëshe të Portit të Durrësit. Ndaj ai flet dhe ia mbath, vjen në parlament si i kalamendur nga droga, kërcënon me SKAP-in e partisë dhe gjykatat e partisë.Por për çdo aferë, ai do përballet me drejtësinë, veçanërisht me kalimin e ligjit për parashkrimin”, tha Berisha.
“Sidoqoftë, fjalën më të fuqishme e kanë qytetarët më 12 nëntor, që do jetë revolta popullore e shqiptarëve kundër këtij regjimi që nuk ndalet së vjedhuri ata. Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urrejtjet ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm. U ka tjetërsuar flamur, atdhe, çdo gjë”, tha ai. ///
ME SHUME LAJME
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023
Sarandë: Në Kishën e qytetit të enjten kremtohet Shën Harallambi