SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha jep porositë për protestën e 3 marsit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se po vjen koha për mosbindjen civile, si pjesë e revolucionit paqësor që ai ka paralajmëruar për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me strukturat drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës, ku porosity qytetarët që të bindin çdokënd për t’ju bashkuar protestës së 3 marsit.

Ai akuzoi qeverinë “Rama” se po vjedh çdo ditë e më shumë qytetarët dhe që e ka varfëruar vendin dhe po i largon shqiptarët.

“Po bën ndërhyrjet e fundit armiqësore ndaj PD-së. Fitohet me persistencë. Nuk fitohet as me shabllonet që servirin drejtuesit, fitohet me kreativitetin e të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë revolucion. Ndaj më 3 mars le të jetë një ditë e madhe e këtij revolucioni. Por ai do të vijojë deri në fitoren e tij të plotë. Koha vjen për mosbindjen civile të cilën Gandi e quante të shenjtë për revolucionin paqësor. Ky revolucion ka synim votën e lirë të shqiptarëve me PD-në në pushtet. Ndaj dhe këto ditë që na kanë mbetur nga data 3 mars, ora 12:00 të bëjmë gjithçka për të dalë sëbashku me çdo fqinj dhe të njohur që besojmë se duhet të bashkohet me ne. Nuk është lëvizje partiake, por e çdo qytetari shqiptar. Pasi pasojat e këtij regjimi janë massive.

Janë edhe mbi socialistët e ndershëm. Fëmijët po ikin në të katër anët. Me jetën e vështirë po përballen të gjithë. T’i shtrijmë dorën, të bëjmë gjithçka të bashkohemi, mos të harrojmë se ne detyrimisht fitojmë si shumicë. Është në dorën tuaj të bindni sa më shumë bashkëqytetar në këtë betejë. Nuk kemi asgjë të stisur dhe të shpikur, por të verteta të pamohueshme. E vërteta më e hidhur është urrejtja që kanë këta hajdutë për ju. Hajduti gjithmonë e urren viktimën e tij. Këta vjedhin me qindra miliona me firmat e tyre. Kemi një kryetar bashkie i cili është bërë milioner në fushën e Sharrës. E ka shndërruar në minierë floriri për veten dhe Ramën. Juve ju ka vendosur koshat dhe të bëni ndarjen. Por pasi i hidhni ju aty, i bashkon të gjitha në kamion. Dhe paguani ju për çdo ton 29 euro, kur kontrata thotë 11 euro. 29 euro parashikon kontrata kur ato digjen dhe prodhohet energji.

Asnjë ton plehra nuk digjet atje, vetëm groposen se 25 vite më parë. Ky ka vendosur edhe taksën e arsimit. Krim. Arsimi kudo në botë është falas. Është parim i hershëm që shtetarët garantojnë shkollimin e shtetasve të vetë. Ky ndërton shkolla me çmime 10-fish dhe in dan me Edi Ramën dhe Rama nuk i thotë një fjalë, në vend që ta shkarkojë. Ndajnë paratë bashkë. Ka shndërruar Tiranën në 10 qytetet më të ndotura të botës. E ka shndërruar ky sepse ka nxjerrë teorinë që vështirësia në trafik të detyrojë shoferët të mos përdorin makina. Kjo është vështirësia në trafik.

Por ç’është ajo ndotje? Dhe ky mburret. E mbush qytetin me kulla. Shton dendësinë e popullatës. Ne kemi një kandidat që mishëron të gjitha tiparet e një qytetari të këtij kryeqyteti. Me një formim të shkëlqyer, me një respekt për qytetarët. Kjo kërkon që secili prej jush të bëjmë gjithçka për fitoren e tij më 14 maj. Ju garantoj se Këlliçi do nderoj secilin qytetar të Tiranës. Është njeriu që do shënojë kthesën dhe ndryshimin në këtë qytet. Ju ftoj të bëni gjithçka për fitoren e Belind Këlliçit”, u shpreh Berisha.///

error:
%d bloggers like this: