SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Kemi logon e partisë, do mbrojmë vendimin e gjykatës

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në konferencën e përjavshme për shtyp se problematikave në lidhje me logon e partisë do u jepet zgjidhja që meritojnë.“Absolutisht në çdo ligj të botës, e kemi logon, sepse ka një vendim gjykate që e njeh. I gjithë problemi është se Edi Rama nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi logo, ne e kemi logon”, tha Berisha.

Sipas tij, vendimi i gjykatës për një parti është një kontroll i dokumentacionit dhe i parimeve nëse përputhet apo jo me Kushtetutën.“Kaq. Nuk ka punë tjetër. Ke ti objeksione që këto janë false, në çdo vend të botës ti hap proces tjetër. Por palë në këtë proces nuk mund të bëhesh kurrë. Sepse nëse vendosim këtë praktikë, ne rrëzojmë çdo vendim gjyqësor. Janë disa parime të paprekshme”, tha Berisha.

Duke folur për hapjen e PD-së, Berisha u shpreh se në listat e këshillave bashkiakë do të ketë njerëz nga shoqëria civile që kanë mbrojtur dhe mbrojnë kauza të drejta qytetare.

“I inkurajoj ata në të gjithë Shqipërinë që të paraqesin kandidaturat e tyre për parlamentarë të qeverisjes lokale. Iu bëj thirrje strukturave të PD, në propozimet e tyre në lidhje me statutin, të përfshijnë edhe personalitete të shquara nga shoqëria civile, burra, gra, djem, vajza që kanë bërë dhe bëjnë avokatinë e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai.

Më tej Berisha foli edhe për vjedhjen e parave të ish-zyrtares së lartë.“Thirrja ime është që pastruesja Rozeta Dobi të shpallet e penduar e drejtësisë”, tha Berisha.
/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.///

error:
%d bloggers like this: