SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët, u ndal tek çështja McGonigal, për të cilën tha se ka dy dosje.“Ka dy dosje McGonigal, njëra është dosja njujorkeze dhe tjetra është dosja shqiptare. Kërkohet se çfarë po bën FBI për të vlerësuar influencat e papërshtatshme të aktorëve të huaj mbi zyrtarët e FBI-së, pra influenca e Deripaskës dhe Edi Ramës”, tha Berisha.

“Largimi i Edi Ramës është një kusht, është një domosdoshmëri jetike për vendin.
Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës. Populli do i tregojë frikën. Ai nuk mund të qëndrojë më. Ai ka turpëruar çdo shqiptar. I ka futur thikë pas shpine, në fushën më sensitive, partnerit kryesor të Shqipërisë dhe kryeaksionerit, liderit në fushën e paqes dhe sigurisë botërore”, u shpreh Berisha.Berisha tha se u depozitua në parlament kërkesa për hetim parlamentar, e firmosur nga 43 deputetë. “Ata kanë deklaruar se nuk do e pranojnë, por i garantoj shqiptarët se komisioni do ngrihet dhe Edi Rama do largohet nga pushteti. Komisioni do japë një kontribut të madh në hetimin e këtij problemi. Gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA. Sikundër komisioni do të përpiqet, në rrugë zyrtare, të vendosë lidhje edhe me komisionin e Kongresit të SHBA, për të hetuar me gjetje dhe fakte të shumta”, u shpreh Berisha.

Berisha vijoi duke u shprehur se në mbështetjen e verbër të këtij regjimi, Yuri Kim ka qenë një lloj McGonigal i hapur në përpjekjen e saj antikushtetuese dhe antidiplomatike për të shkatërruar opozitën.

Berisha u ndal tek protesta e 11 shkurtit, duke theksuar se protesta ka për qëllim largimin e Ramës.///

error:
%d bloggers like this: