SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Kush prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë keq

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për mediet para takimit të pasdites së sotme me krerët e degëve të Tiranës, u shpreh se statuti i 11 dhjetorit është Kushtetuta e PD-së së rithemeluar. Duke iu përgjigjur interesimit për mosarritjen e marrëveshjes për kandidatë të pranuar nga 2 grupimet brenda PD-së, Berisha tha se statuti është jashtë çdo lloj kompetence për t’u shkelmuar.

“Ai është dokumenti bazë i PD-së në momentet kur ajo ndodhej përballë alternativës ‘të ishte apo jo’. Është themeli i saj, mbi të cilën është ngritur kjo forcë politike sot, më e fuqishme se kurrë dhe më e fuqishme se çdo forcë politike”.

“Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan, fraksionin.
Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin, as primaret dhe as fraksionin.
Të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq.
Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike”, tha Berisha.///

error:
%d bloggers like this: