SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 6 dhjetorit është një përshëndetje, akt mikpritjeje për të gjithë ata përfaqësues të vendeve demokratike që vijnë në Shqipëri.

Në një takim me banorë të njësive 1 dhe 3 në Tiranë, Berisha tha se liderëve të BE-së do iu tregohet Shqipëria e vërtetë, jo ajo e miliona eurove lobingje.

“Dalja jonë në bulevard, mbushja e bulevardit dhe Tiranës me popull opozitar, është një përshëndetje, akt mikpritje për të gjithë ata përfaqësues të vendeve demokratike, që në 30 vite i kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme popullit shqiptar. Dalja jonë në protestë në datën 6 dhjetor është një detyrim, mision për të përfaqësuar në atë protestë dhe shprehur të gjitha të vërtetat e fshehura të realitetit shqiptar. Të gjitha problematikat e thella të krijuara nga një regjim i cili pas diktakturës hoxhiste është edhe regjimi më i urryer për shqiptarët në tërë historinë e tyre, regjimi i Edi Ramës”, tha ai.

Ai tha se “dalim në shesh për t’u provuar liderëve të BE-së dhe gazetarëve se makineria shtetërore vjedh çdo ditë buxhetin, pasuritë publike, pasi i ka vjedhur votën”.

“Ne dalim në shesh, për t’u provuar miqve që vijnë nga mbarë Europa, mbi 1 mijë gazetarë se pas lustrës, mashtrimeve dhe manipulimit, pas gënjeshtrave dhe propagandës false të bazuar në qindra-milionë euro lobime, etj., qëndron një Shqipëri tjetër, një komb që po pakësohet më shpejt se në çdo luftë, epidemi, në tërë historinë e tij. Qëndron një komb, të cilit makineria shtetërore, i vjedh çdo ditë buxhetin, pasuritë publike, pasi i ka vjedhur votën, i ka rrëmbyer dhe shpresën. Qëndron pra një komb, de facto në këtë gjendje që është të ardhme nuk ka, sepse e ardhmja po emigron masivisht. Të rinjtë shqiptarë largohen më shumë sesa të rinjtë sirianë që janë në luftë civile. Përveç kësaj, qytetarët varfërohen, çdo vit e më shumë, ndërkohë qeveritarët pasurohen”, tha Berisha.///

error:
%d bloggers like this: