SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Mbi 200 kandidatë për primaret brenda opozitës

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, janë më shumë se 200 kandidatë për primaret brenda opozitës për bashkitë.

“Komisioni i Operacioneve Zgjedhore më ka informuar se deri më tani janë mbi 200 e ca personalitete politike, të shoqërisë civile dhe të tjerë, të cilët kanë aplikuar për të kandiduar për qytetar të parë të bashkive tona”, tha Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së PD.

“Këta janë personalitete të shquara të partisë, të jetës publike të vendit, individë me jetëshkrim suksesi dhe secili prej tyre me kandidimin, me besimin që ka shprehur, dëshmon vullnetin për të qenë një misionar i rikthimit të pluralizmit politik”, tha Berisha.

Ai u shpreh se, “jemi të vendosur të respektojmë vullnetin e lirë të anëtarëve të simpatizantëve të PD-së në primare dhe pastaj me qytetarët”.

Berisha foli edhe për projektin e Portit Turistik të Durrësit.

“Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko-eurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij. Me 12600 apartamente, në një truall prej 1 milion metrash katrorë, Durrësi bëhet qyteti më pabanueshëm i botës. Tejkalon për dendësi çdo lagje apo qytet mbi planet, por këto janë që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme”, u shpreh Berisha.

Berisha nënvizoi se, “aksioneri kryesor në aferën e Portit të Durrësit është Edi Rama, bashkë me vëllezërit Karriç”.

“Ldhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë nëpërmjet vëllezërve Karriç. Vëllezërit Karriç pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunim me Llukashenkon, kompanitë e tyre të regjistruara në Qipro, i shitën në Emiratet e Bashkuara dhe konkretisht tek këto kompani që po merret Edi Rama me to. Vëllezërit janë aty, i ka botuar Euroactiv, i shitën me një çmim 30 herë më të ulët seç ishin. Pra bëhet një formalitet, por ata janë përfaqësuesit e Aleksandër Vuçiç dhe Llukashenkos në Dubain e Edi Ramës në Portin e Durrësit. Natyrisht aksioner më kryesor është vetë Edi Rama”, u shpreh Berisha.///

error:
%d bloggers like this: