SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fituesit e primareve, kandidatët e PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Në fjalën e tij, Berisha e konsideroi procesin e primareve si më rëndësi për Partinë Demokratike dhe pluralizmin në Shqipëri. “Kurrë ndonjëherë më parë, këtu nuk janë ulur kandidatë për qytetarë të parë të bashkive të vendit, një trupë që ka marrë votat nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD-së, më shumë se të gjithë institucionet e tjera të kësaj partie në të gjithë ekzistencën e saj”, tha ai.

Berisha shtoi se nuk ka parti më të hapur në mënyrën më demokratike sesa një parti që përveç anëtarëve të vet, fton të votojnë edhe simpatizantët e saj.

Berisha deklaroi se anëtarësia e PS nuk ka më asnjë zë te qeveritarët e saj.

“Ne dëshmuam para shqiptarëve përkushtimin e plotë për dinjitetin e tyre, për votën e tyre, për vullnetin e lirë. Anëtarësia e PS nuk ka asnjë thënie, asnjë zë te qeveritarët e saj. Ata nuk përfaqësojnë më anëtarësinë, ata përfaqësojnë vetëm sektin e rilindjes, që është një sekt fund e krye antishqiptar”, tha ai.

Berisha i cilësoi fituesit e primareve misionarë për të rikthyer bashkitë te qytetari.

“Ju kaluat një garë, një betejë për të hyrë në luftë. Një luftë elektorale. Në një betejë elektorale, me qëllimin më madhor, për t’ia rikthyer bashkitë qytetarëve shqiptarë.Ne ua rikthyem anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, përfaqësuesit e tyre dhe ja ku jeni”, u shpreh ai.

Berisha akuzoi kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për shumëfishim të taksave.

“Shteti e ka detyrë të shkollojë fëmijët e qytetarëve. Kurse sipas këtij hajduti, shkollat duhet t’i ndërtojnë qytetarët. Me taksa ekstra. Taksë vetëm për arsimin, të cilat i vjedh dhe i shpërdoron në mënyrën më të tmerrshme. Ndërton një shkollë me kosto absolutisht nga 6 deri në 8 herë më të lartë sesa kostoja me të cilën ndërton shkolla PNUD-i i OKB-së në Tiranë, me paratë e donatorëve. Ka një kontratë për mbetjet, sipas të cilës kompanisë vetë, për çdo ton mbetjesh, duhet t’i paguajë taksapaguesi i Tiranës 11 euro për depozitim dhe 28 euro për djegie. Ka 5 vite që nuk është djegur një kg pleh, por secili kg i tyre i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, 28 euro”, theksoi Berisha.///

error:
%d bloggers like this: