Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se asnjë vend në Europë dhe botë nuk ka humbur për 8 vite më shumë se 1/3 e popullsisë si në Shqipëri.
Në një komunikim me mediet, Berisha u shpreh se statistika e fundit e Eurostat është dramatike.
“Asnjë vend në Europë dhe botë, në një hark kohor 8-vjeçar, nga viti 2014-2022, pavarësisht nga luftërat që mund të ketë përjetuar, luftëra botërore, civile apo rajonale, nuk ka humbur më shumë se 1/3 e kombit, siç kemi humbur ne në këto vite. Statistika e fundit është dramatike e Eurostat. 937 mijë janë larguar vetëm në hapësirën e BE-së, atë Shengen, pa llogaritur emigrimin, largimin e tyre për në vende të tjera, jo të BE”, tha ai.
Berisha tha se “këto shifra tregojnë se sirenat e shkretimit të vendit po bien në të 4 anët”.
“Mosbesimi në këtë vend, shndërrimi i tij nga një vend i bekuar në një vend të mallkuar nga ky regjim, është një dramë e tmerrshme kombëtare për ne. E kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të huaj për shqiptarët, kanë shndërruar pasuritë publike në një mallkim për shqiptarët, kanë shndërruar vendin në një vend në të cilin shqiptarët nuk besojnë se mund të jetohet”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
Përkujtohet Mësuesja e Popullit, Parashqevi Qiriazi
Ujë nga “Syri i Kaltër” në Delvinë për ta dërguar në Pulia.(Itali)
Sarandë. Zhvillohet takimi i Taskforcës për turizmin në kryesimin e Prefaktit Mamaj